Rreth nesh

Ankandi është treg online për Kosovën: një vend ku çdo send shitet me ofertë ose me çmim fiks, dhe ku blerësi e shitësi lidhen drejtpërdrejt.

E ndërtuam sepse shitja dhe blerja e sendeve të përdorura këtu ndodh nëpër grupe e biseda, ku çmimi nuk është i qartë, historiku nuk ekziston dhe askush nuk e di se kujt po i beson. Një ankand i hapur e zgjidh këtë: çmimin e vendos kërkesa, dhe çdo llogari mbart vlerësimet e veta.

Regjistrimi është falas, shpallja është falas, dhe promovimi është me kredite — jo me pagesa të fshehura.